Inter, kthehet Julio Cesar
27/07/2011 11:20
Julio Cesar, portieri i Interit, nuk do t’i shijojë ditët e fundit të pushimeve.
Trajneri i Interit, Gian Piero Gasperini, kishte deklaruar se gardiani i portës nuk do të luante derbin e Superkupës ndaj Milanit në Pekin, më 6 gusht, por dëmtimet e portierëve të ekipit zikaltër (Viviano dhe Castellazzi) kanë bërë që planet të ndryshohen.
Braziliani do të niset sot për në Milano për tu bashkuar me ekipin në fundjavë dhe për të nisur përgatitjen për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit, atë ndaj Milanit në Superkupë.
Lojtarët e tjerë zikaltër që kanë marrë pjesë në Kupën e Amerikës do të mungojnë në këtë ndeshje për të vazhduar disa ditë më shumë pushimet.
Top Channel