Gjykata e Shkodrës ka dhënë pafajësinë për 13 të akuzuarit për
shpërdorim detyre, për shkak se i dhanë mundësinë shtetasit Admir Tafili
të largohej nga vendi i vuajtjes së denimit.
Gjykata e Shkalles se Pare ende nuk ka dhene nje zbardhje te vendimit, por gjate shpalljes deklaroi, se gjate procesit gjyqesor nuk u arrit te jepeshin prova qe implikonin ish-drejtorin e Burgut te Shen Kollit, ish-pergjegjesat e sektorit te shendetesise dhe sigurise, mjeket e spitalit, si edhe per policet e toges se shoqerimit, ne arratisjen e tafilit, i cili me pas edhe ekzekutoi dy vellezer per gjakmarrje.
Prokuoria e rrethit Shkoder ka vendosur ta apeloje kete vendim, duke e konsideruar arbitrar, pasi sipas saj ka patur prova te mjaftueshme per denimin e te akuzuarve. Sipas prokurorise, e gjitha praktika e dhenies se lejes per te denuarin ka qene e gabuar.
Tafili mori leje per te vizituar nenen e semure, por sipas prokurorise e ema as nuk ishte shtruar ne spital dhe as ishte e semure, dhe e gjithe kishte qene nje mashtrim. Prokuroria pretendon se ka shkellje te renda ne perpilimin e te gjitha dokumentave per te cilat te pandehurit u mbrojten duke deklaruar se nuk ishin falsifikime por pakujdesi.
Ndersa pretendimi i prokurorise per togen e shoqerimit eshte se, asnje ata nuk mbajten nen ruajtje shtepine e Tafilit, i cili pasi hyri brenda u largua nga dritarja per te mos rene me ne duart e policise derisa kreu krimin e radhes.
Gjyqtari Aleks Nikolli, i cili dha vendimin eshte bazuar vetem ne pretendimin e te arrestuarit Admir Tafili, i cili nuk pranoi gjate marrejes ne pyetje te kete paguar per arratisjen e tij, apo edhe te kete qene dikush tjeter ne dijeni pervec tij, per planin e arratisjes. Tafili ka deklaruar ne gjyq se eshte larguar nga gardhi i fqinjit.
Top Channel