Projektuesi që bëri helmetat orgjinale në filmin “Star Wars” ka fituar betejën e tij me regjisorin George Lucas, lidhur me të drejtën për të shitur kopjet.
Andrew Ainsworth, 62 vjec nga Londra, argumentoi me sukses se kostumet ishin vepra funksionale dhe jo artistike dhe për rrjedhojë nuk ishin subjekte pre të së drejtës së autorit.
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë mbështetën vendimin e vitit 2009 të Gjykatës së Apelit, duke i lejuar zotit Ainsworth vazhdimin e shitjes së objekteve.
“Kjo është një fitore e madhe, një fitore e plotë, do të hapim shishet e shampanjës”, ka deklaruar Ainsworth për BBC.
Ai është shprehur se kishte shkuar në gjykat i mbështetur në parime dhe se nuk do ta lejonte regjisorin e njohur që “të blinte shpirtin e tij”.
Top Channel