Dhuna ndaj gruas është një fenomen mjaft shqetësues në Qarkun e Elbasanit.
Sipas Kryetares së Shoqatës së Dhunës Kundër Gruas në Elbasan, Shpresa Banja, gjatë një muaji numri i denoncimeve pranë këtij forumi shkon në 100 raste.
“Gratë kërkojnë divorce, por taksat e larta pranë Gjykatës dhe prokurorisë bëjnë që këto gra të jetojnë në një marrëdhënie dhune. Qeveria duhet që të jetë më e vëmendëshme ndaj kësaj kategorie të shoqërisë, e cila po përjeton momente të vështira”, shprehet Banja.
Në kuadër të zbatimit të projektit: “Ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm për adresimin e dhunës ndaj grave në Shqipëri”, me mbështetjen financiare të Fondit të Mirëbesimit të Kombeve të Bashkuara, në Elbasan u zhvillua nje takim,për koordinimine punës. Qëllimi projektit është që të parandalojë fenomenin e dhunës në familje,
duke ngritur Këshilla kundër Dhunës në Familje, të drejtuara nga pushtetit lokal si dhe zgjerim të sitemit elektronik për regjistrimin e rasteve të dhunuara. G
Sipas Kryetarit të Bashkisë Qazim Sejdini, fenomeni i dhunës është mjaft i përhapur dhe se Bashkia e Elbasanit do t’u vijë ne ndihmë, duke u krijuar mundësi strehimi dhe punësimi.
Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, si gjykatë, polici, arsim e organizata jo fitimprurëse.
Top Channel