Një dokumentar për grupin muzikor U2 do të hapë këtë vit Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.
Gjithashtu në këtë festival do të paraqiten edhe filma premierë të regjisorëve Luc Besson, Terence Davies, Francis Ford Coppola, etj.
Filmi “Nga Qielli e Poshtë” i regjisorit Davis Guggenheim, që organizoi lancimin e “Achtung Baby” të U2 në vitin 1991, është dokumentari i parë që do të transmetohet.
Mbrëmja gala, që do të hapet më 8 shtator, është një eveniment kyc që mbahet përpara ndarjes së cmimeve Oscar.
Vitin e kaluar në këtë festival vlerësimet më të larta i mori “Fjalimi i Mbretit”, që siguroi Cmimin Akademik si filmi më i mirë.
Mes premierave botërore këtë herë do të jetë edhe filmi i Luc Besson, “Zonja”, që flet për historinë e lideres pro-demokratike të Birmanisë, Aung San Suu Kyi, e interpretuar nga Michelle Yeoh.
Top Channel