
Në 27 korrik 2012 do të startojnë lojrat olimpike Londër 2012, por që tani ajo është shndërruar në festë për britanikët.
Ambasada britanike në Tiranë ka festuar në Pallatin e Brigadave fillimin e numërimit final të olimpiadës.
“Për një vit ngjarja më e bukur sportive do të nisë në Britani. Do përgatitet skena më madhështore për lojrat e ardhshme. Do të jetë sesioni më i gjallë i realizuar ndonjëherë”, ka deklaruar ambasadoria Fiona McLlham.
Presidenti Bamir Topi, një njohës i mirë i futbollit, ka pohuar rëndësinë e lojrave olimpike që do të startojnë pas një viti në Londër.
“Londra konsiderohet si kryeqyteti i futbollit, por vitin që vjen do të jetë edhe i lojrave olimpike. Ky është një evenimet i rëndësishëm jo vetëm për britanikët, por edhe për të gjithë evropianët”, është shprehur Topi.
Gjatë kësaj ceremonie të pranishmit kanë ndjekur live një transmetim të kanalit televiziv anglez BBC, ku presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Rogge falenderonte organizatorët anglezë për punën e bërë.
Top Channel