Ish-basketbollisti i Dinamos, Fatmir Cuka rikthehet në Shqiperi pas 20 vitesh si trajner i përfaqësueses së basketbollit.
Gjithashtu, ai është rikthyer edhe me një projekt të ri për të ringritur në këmbë këtë sport.
“Ka një hendek të madh mes këtij brezi dhe një brezi tjetër. Ne duhet të kemi sistem zinxhir dhe aty po bëjmë një program. Ne duhet të kthehemi tek stërvitja në shkolla. Ne nuk kemi terrene sportive ku të luajnë fëmijët dhe kjo është fatkeqësia më e madhe”, deklaron Cuka.
Ai shprehet optimist se me pak vullnet dhe punë basketbolli shqiptar mund të arrijë rezultatet dhe nivelet e dëshiruara.
“Jam jashtë mase i kënaqur. Të gjithë sportistët janë të impenjuar. Nëse duam rezultate të larta, ky është momenti i duhur. Kemi një moshë të re dhe mund të arrijmë në nivelin e duhur”, vlerëson Cuka.
Top Channel