Basha, pritja e parë me zgjedhësit

27/07/2011 23:30

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në ditën e tretë të punës, ka hapur zyrën për të pritur pasdite qytetarë të Tiranës.

I shoqëruar edhe nga dy nënkryetarët Edmond Panariti dhe Jorida Tabaku, kryebashkiaku i ri ka marrë urimet e simpatizantëve të tij për detyrën e re.

Kjo ka qenë dhe dita e parë e takimeve me qytetarët për të cilët Basha ka premtuar se do ta realizojë cdo javë. Në pritjen që ai ka rezervuar ka vazhduar premtimet e tij se do të zgjidhë problemet e tyre.

Pjesa më e madhe e atyre që është përshëndetur me Bashën ka uruar, por ka patur edhe nga ata që kanë kërkuar menjëherë zgjidhje të problemeve nga më të ndryshmit.

Kreu i ri i bashkisë, në pjesën më të madhe i përzemërt me qyetarët, ka vazhduar të premtojë se në ditët në vazhdim do të jetë prezent në problemet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA