Audi Cup, Bayern mund Milanin me 11-metërsha

27/07/2011 08:45

Bayern Munchen ka mundur Milanin me 11-metërsha në gjysmëfinalen e parë të Audi Cup, turneut me katër skuadra që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.

90 minutat e kohës së rregullt përfunduan 1-1 me gola të Zlatan Ibrahimovic (‘4) për italianët dhe Toni Kroos për gjermanët (’35).

Në goditjet e 11-metërshave ishte deciziv për Milanin gabimi i sulmuesit të ri italian, Alberto Paloschi.

Bavarezët dominuan krejtësisht takimin, ndërsa kuqezinjtë mund të ngushëllohen me formën e mirë të portierit Abbiati dhe sulmuesit kryesor, Ibrahimovic.

Gjysmëfinalja tjetër e turneut midis Barcelonës dhe Internacional përfundoi në barazim 2-2. Spanjollët arritën të fitonin falë goditjes së 11-metërshave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA