Aguero, sot në Angli për firmën

27/07/2011 09:50

Sergio Aguero, sulmuesi i Atletico Madrid, do të udhëtojë sot në Angli për të firmosur kontratën me Manchester City.

Sipas gazetës spanjolle AS, argjentinasi nuk ka qenë i bindur për transferimin në kampionatin anglez aq sa ka menduar të bëjë një hap prapa dhe të qëndrojë sërish tek Atletico.

Por, agjentët e tij e kanë bindur që ekipi i drejtuar nga Roberto Mancini është zgjidhja më e mirë për të, edhe pse nuk është një nga ekipet e mëdha të Premier League.

Manchester City do të paguajë 45 milionë euro për Kun Aguero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA