Në pikat kufitare 1 dhe 31, në veri të Kosovës janë vendosur agjentët e policisë kufitare të Kosovës dhe zyrtarët doganorë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i PK, Brahim Sadriu, i cili, i cituar nga mediat kosovare, ka thënë se aktualisht situata paraqitet e qetë.

Megjithatë, korrespondentët e mediave kosovare raportojnë se rruga Mitrovicë-Zubin Potok vazhdon të mbetet e bllokuar.

Sipas korrespondentëve, helikopterët e dërguar me punonjësit e doganave në pikën 1, për të zëvendësuar kolegët e tyre, nuk kanë mundur të ulen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA