Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka shkarkuar nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.

Lajmi bëhet i ditur përmes një komunikate për shtyp, në të cilën thuhet se shkarkimi është bërë në mbështetje të Kushtetutës, ndërkohë që mendohet se shkak është bërë keqësimi i situatës në veri.

Sipas burimeve të Top Channel, të paktën 4 policë të Kosoves janë të lënduar por, jashtë rrezikut për jetën. Serbet e atjeshëm kanë bërë barikada në rrugë dhe nuk po lejojnë deportimin e policisë shtesë.

Nga ana e tij, Maliqi, në prononcimet për mediat kosovare ka deklaruar se nuk është në dijeni për motivet e shkarkimit të tij.

Top Channel