Tadic kontakton OKB-në, KE-në dhe NATO-n
26/07/2011 12:30
Krerët më të lartë të shtetit serb janë vënë në lëvizje pasi janë
informuar mbi operacionin e Policisë së Kosovës, duke kontaktuar
menjëherë organizmat ndërkombëtare.
Presidenti Boris Tadic dhe kryeministri Mirko Cvetkovic kanë kontaktuar Komisionin Evropian, OKB-në, NATO-n dhe institucione të tjëra.
Për të kërkuar kthimin e situatës si më parë, Beogradi zyrtar ka dërguar në veri të Kosovës negociatorin Borko Stefanovic dhe ministrin Goran Bogdanovic, të cilët kanë zhvilluar bisedime me komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler.
Në një prononcim për mediat serbe, Stefanovic ka deklaruar se qeveria Serbe i ka kërkuar palës kosovare tërheqjen e njësive speciale në këmbim të zhbllokimit të bllokadës serbe.
Top Channel