Pas marrjes nën kontroll të dy pikave kufitare në veri nga policia janë rikthyer edhe punonjësit e Doganave të Kosovës. 

Burime të Top Channel konfirmojnë se doganierët kosovarë dhe policia kufitare e Kosovës ndodhet tashmë në veri e si rrjedhoje po terhiqet edhe njësia speciale ROSU.  

Ndërkohë që agjencia e lajmeve Kosovapress, bën të ditur se gjatë tërheqjes së njësisë speciale nga pika kufitare Bërnjak janë sulmuar nga serbët e armatosur në Zubin Potok. Kjo agjenci njofton se para urdhrit për tërheqje është arritur një marrëveshje mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe komandantit të KFOR-it, Erhard Byler. Po ashtu Byhler ka zhvilluar një takim edhe me kreun e delegacionit serb në bisedime me Kosovën, Borko Stefanovic.

Sipas marrëveshjes kontrollin kufitar në dy pikat do ta marre policia e rregullt e Kosovës dhe punonjësit doganorë, ndërsa Stefanovic duket se ka garantuar se pas tërheqjes së Njësisë Speciale, serbët do të zhbllokojnë rrugët njofton Kosovapress. 

Top Channel