E gjithë politika kosovare është bashkuar orët e fundit, duke
përshëndetur njëzëri aksionin e qeverisë në dy pikat kufitare veriore
Në një deklaratë për shtyp, Lidhja Demokratike e Kosoves shpreh përkrahjen për cdo cdo veprim të institucioneve të Republikës që ka mbështetje në Kushtetutën e vendit dhe që është në funksiontë sundimit të ligjit.
Partia më e madhe opozitare mbështet policinë dhe bën thirrje për ndihme institucionevendërkombëtare. Edhe lëvizja Vetëvendosje i bën thirrje qeverisë të mos zmbrapset. Duke ofruar edhe gatishmërinë e aktivistëvetë saj, vetevendosje thekson se mungesa e një plani dhe strategjie duhet të kompensohet me thirrjen e domosdoshme që qeveria dhe presidentja duhet t’iabëjnë gjithë popullit dhe shoqërisë sonë në mbrojtje të Kosovës në këto momentetë jashtëzakonshme.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës inkurajon qeverinë Thaci që me vendosmëri të përfundojë operacionin policor në veri të Kosovës, në mënyrë që atje të vendoset siguria publike dhe qytetarëve të asaj pjese t’u sigurohen të drejtate njeriut. Në të njëjtën kohë, AAK fton Qeverinë e Kosovës që të koordinojë plotësisht aktivitetet e veta me KFOR-in, si garantues i sigurisë së përgjithshme të vendit.
Top Channel