Beogradi zyrtar i ka bërë një ofertë qeverisë së Prishtinës që të
tërheqë njësitë policore speciale nga pikat 1 dhe 31, në këmbim të
zhbllokimit të bllokadës së komunitetit serb.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i ekipit negociator serb në bisedime, Borko Stefanovic, i cili ka saktësuar se qeveria serbe është në pritje të reagimit të Prishtinës.

Mësohet se Stefanovic dhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanovic kanë mbërritur mbrëmë vonë në Kosovë pasi janë informuar mbi operacionin e policisë në Jarinje dhe Bërnjka.

Dy zyrtarët janë takuar në Leposavic me komandantin e KFOR-it Erhard Buhler, të cilit i kanë kërkuar ndihmë për kthimin e gjendjes si më parë.

“Komandanti i KFOR-it po konsultohet me kryeministrin Thaci, sepse ai nuk ka kompetenca për të tërhequr njësitë speciale të Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Stefanovic për mediat serbe.

Top Channel