Mos shlyerja e kredive

26/07/2011 16:10

Rritja e pamundësisë së qytetarëve apo bizneseve për të kthyer kredite
konfirmohet edhe nga rritja e fluksit  të kërkesave që bankat i
drejtojnë përmbarimit për ekzekutimin e garancive. Dhoma e përmbaruesve
thotë se urdhër ekzekutimet që nxjerrin gjykatat vazhdojnë të rriten.

Përmbaruesit bëjnë të ditur se ekzekutimet nuk prekin më vetëm individët, por edhe bizneset, e madje edhe ato të ndërtimit, të cilat kanë hua të pashlyera në banka.

Që prej fillimit të vitit përmbarimi nuk është më vetëm shtetëror, por ka filluar të funksionojë edhe i ashtuquajtur shërbimi alternativ, ose përmbaruesit privat. Ata thonë se bashkëpunimi me policinë funksionon, por problemi më i madh mbetet tek gjykatat.

Kreditë e këqija janë rritur fort dy vitet e fundit, duke kapërcyer edhe nivelin 15 për qind të totalit. Sipas Ministrisë së Financave aktualisht bankat kanë mbi 20 miliardë lekë të ngrira në procese gjyqësore, që rrjedhin nga kreditë e pashlyera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA