Minatorët vijojnë grevën e urisë

26/07/2011 00:00

Ka hyrë në ditën e dytë greva e urisë së minatoreve të Bulqizës. Pas 21 ditësh greve dhe protestave në Bulqizë dhe Tiranë një grup prej 30 minatorësh kanë hyre 1 mijë metra nën tokë për të vazhduar një grevë urie.

Një nga drejtuesit e sindikatës së Industrisë deklaroi se me kete greve ndryshojnë edhe kushtet për bisedime.

Perplasje me drejtuesit e ACR-se

Në Bulqizë janë verifikuar sot përplasje mes minatorëve dhe drejtuesve të kompanisë ACR.
Sipas informacioneve të fundit, përplasja ka ardhur pasi minatorët nuk kanë lënë drejtuesit e ACR të hyjnë në ambientet e zyrave të kompanisë.

Mësohet se për të shmangur përshkallëzimin e situatës kanë ndërhyrë forcat e policisë.

Greva, dita e dytë

Ka hyre ne diten e dyte greva e urise se minatoreve te Bulqizes të cilet hynë 1 mije metra nën toke për të vijuar protesten e tyre ne kerkim te disa kerkesave qe ia paraqiten kompanise austriake ACR.

Nje grup tjeter minatoresh ka qendruar gjate gjithe nates prane ambienteve te minierave ne mbeshtetje te kolegeve te tyre. Ata serish nuk kane lejuar punonjesit e kompanise ACR dhe kane larguar prej andej me force edhe drejtorin e minieres. Nderkohe policia ka ruajtur distancen ndaj minatoreve per te shmangur ndonje incident qe mund te ndodhte.


1 mije metra nen toke

Një grup minatoresh kanë hyrë në një prej galerive të minierës, 1 mijë metra nën tokë, ku kanë vendosur të vijojnë aty një grevë urie.

Minatorët 21 ditë më parë nisën një proteste duke ndërprerë punën dhe duke i paraqitur kompanisë koncesionare ACR një listë me kërkesa që kanë të bëjnë me rritjen e pagës me 20 për qind, rritjen e sigurisë në punë, perspektivën e minierës për të mos e lënë atë të mbyllet dhe largimin e nënkontraktorëve nga zona D.

Ministria e Ekonomisë vendosi pezullimin e pjesshëm të kompanisë ACR në zonën D dhe pezullimin e kompanive nënkontraktore në këtë zonë.

Ndërkohë, ACR premtoi një rritje page prej 10 për qind, por minatorët nuk pranuan. U bënë disa takime mes palëve pa konkluduar në një vendim përfundimtar, ndërkohë që minatorët për 5 ditë me radhë protestuan në Tiranë dhe në fund vendosën të kthehen në Bulqizë, ku sot nisën edhe grevën e urisë. Ndërkohë, kompania ACR ka kërkuar rikthimin në punë të minatorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA