Mes fluksin të mashtrimeve të ndryshme që janë nën gjykim në Gjykatën e
Tiranës, mashtrimet për të përfituar pension të parakohshem të pleqerise
mbajne vendin e pare.
Per dy muajt e fundit gjykata ka gjetur fajtore nente te moshuar, duke i denuar me gjobe dhe detyrimin t’i kthejne shtetit leket e perfituara.
Vetem per kete vit Gjykata e Tiranes ka denuar 60 te moshuar, te cilet pasi paraqisnin ne Drejtorine Rajonale te Sigurimeve Shoqerore, kerkese per pension pleqerie sipas prokurorise ata rrisnin moshen e tyre ne menyre qe te perfitonin pension para kohe. Ne keto dokumentacione te moshuarit ndryshonin ne certifikata vitin e lindjes.
Ne te gjitha keto raste per shkak te moshes se thyer te te pandehurve gjykata nuk ka marre asnjerin prej tyre si te pandehur ne gjendje arresti.Nderkohe qe ka treguar meshire duke i denuar me gjoba dhe me detyrimin te kthejne shtetit demin e shkaktuar.
Top Channel gjeti nje cift te moshuarish, te cileve aktualisht u mbahet me shume se gjysma e pensionit aktual me vendim gjykate. Ata pohojne se u duhet te luftojne per te jetuar me nje grusht lekesh qe u mbeten nga pensioni.
Servete dhe Sefer Leksinaj 65 vjec dhe 69 vjec, thonë se marrin vetëm një pjesë të pensionit, ndërkohë që u duhet të blejnë ilace e ushqim me këtë sasi të vogël të parave.
Nje nga avokatet e njohur per mbrojtjen e pensionisteve ne gjykate, Saimir Visha pohon se per shkak te fluksit duhet qe gjykimi i ketyre dosjeve te rishikohet.
Nga ana e saj prokuroria thote jo zyrtarisht se per kete akuze po con drejt mbylljes se hetimeve edhe 20 dosje te tjera.
Top Channel