Prokuroria e ngarkon deputetin Fatmir Limaj me pesë pika të aktakuzës.

Burime nga Prokuroria kanë bërë të ditur të hënën pasdite se prokurori italian Maorizio Salustro ka ngritur aktakuzë kundër Limajt për krime lufte kundër të burgosurve të luftës.

Mbi nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës PDK rëndojnë pesë pika të aktakuzës, dy për krime lufte kundër popullatës civile dhe tri pika për krime lufte kundër të burgosurve të luftës, që përfshin edhe vrasjen, shkruan ‘Koha Ditore’.

Top Channel