KFOR-i ka dërguar një komunikatë, ku shefi i tij, Erhard Buhler ka bërë
thirrje që të mos ketë përshkallëzim  të dhunës dhe që të tregohet
maturi.

Ndërkohë sipas korrespondentëve tanë në vendngjarje, serbët u mblodhen pas mesnate tek ura kryesore në Mitrovicë.

Ndërkohë edhe sot në mëngjes situata mbeti e pandryshuar, ndërsa konsiderohet si e ndjeshme dhe e pasigurtë.

Në mengjes rreth orës 7:30 kryeminisitri Thaci ka zhvilluar nje takim me Bajram Rexhepin në shtepinë e tij në veri. Ata kanë rënë dakord që të vazhdojnë operacionin por, rreth 50 policë të Kosovës janë të bllokuar në pikat kufitare.

Sipas burimeve së paku 4 policë të Kosoves janë të lënduar por, jashtë rrezikut për jetën. Serbet e atjeshëm kanë bërë barikada në rrugë dhe nuk po lejojnë deportimin e policisë shtesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA