Dorëhiqet zëvendësministrja e Integrimit Jorida Tabaku, pasi pritet që
të emërohet në postin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.
Zonja Tabaku kryesoi listën e Partisë Demokratike për këshilltarët bashkiakë në zgjedhjet e fundit lokale.
Kryetari i Bashkise se Tiranes ka nisur sot punen ne detyren e tij, kur pritet qe te zgjedhe edhe bashkepunetoret e tjere me te afert.
Basha: Tirana, jo arenë lufte politike
Lulzim Basha u betua si kryetar i bashkisë së kryeqytetit para Këshillit Bashkiak, i cili u konstituua në një mbledhje të gjatë që zgjati për afro 4 orë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, e cila u adresohej sa këshilltarëve aq edhe qytetarëve të Tiranës, Basha tha se Tirana nuk është pronë e asnjë partie dhe ajo nuk do të shndërrohet në arenë të luftës politike.
Basha renditi edhe prioritetet e programit të tij të punës në 100 ditët e para.
“Do nis punën, kam një program ambicioz në 100 ditët e para të qeverisjes, ku prioritet do të jenë ngritja e zyrës për mbrojtjen e konsumatorit, nxitja e biznesit, zgjidhja e cështjes së trafikut të Tiranës, hipotekimi dhe financat e bashkisë, që do të bazohen tek transparenca”, deklaroi Basha.
PS: Zgjedhja kunder procedurave
Pas betimit të kryebashkiakut të ri të Tiranës, Lulzim Basha, reagoi edhe kreu i grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak.
Këshilltari Aldrin Dalipi theksoi se
betimi u zhvillua kundër procedurave, ndërsa shtoi se në këtë proces nuk
u dëgjua zëri i qytetarëve, por zëri i disa këshilltarëve.
Top Channel