Gjirokastër, regjistrohen zjarre në Dropull

26/07/2011 10:55

Në zonën e Dropullit prej disa ditësh janë aktivizuar disa vatra zjarri që kanë dëmtuar rëndë pyjet dhe bimësine e zonës.

Rasti me i fundit ishte ne fshatin Likomil, të Komunës Dropulli i Sipërm Gjirokastër. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë si dhe Reparti Zjarrfikës. Në vendngjarje ishte edhe një automjet zjarrfikës i Janines si dhe një ekip i zjarrfikses së Janinës, të cilët erdhën një ditë më parë për shkak të zjarrit të madh që ra në kufirin me greqinë dhe po shuanin vatrat e mbetura.

Si pasojë e erës së fortë zjarri ka përfshirë oborret e dy banesave ne fshatin Likomil duke djegur pjesërisht edhe një vresht. Nje vater zjarri eshte shfaqur edhe ne Antigone, ku policia pas shuarjes se flakeve ka shoqeruar 5 barinj. Ditet e fundit ne qarkun e Gjirokastres jane verifikuar 19 vatra zjarri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA