Prej dy javesh janë ndërprerë punimet në Lumin Zezë të Fushë-Krujës, i cili përmbyti vetëm, para pak muajsh dy herë këtë qytet.
Firma investuese ka terhequr mjetet nga lumi, ndersa investimi ishte parashikuar ne 80 milione nga ana e Qeverise fillimisht para votimeve u akorduan 50 milione leke. Nderkohe qe firma qe fitoi tenderin e mori ate me 26 milione leke. Kjo solli edhe ndryshimin e zerave te punimeve.
2 km larg qytetit te Fushe Krujes Ministria e Bujqesis ka nisur zgjerimin e shtratit te lumit, por ne hyrje te qytetit shtrati eshte ngushtuar per shkak te ndertimeve pa leje.Sipas banoreve investimi jo i duhur do sjelle serishte permbytje.
Ndersa kryebashkiaku i Fushe-Krujes ka kerkuar nje ballafaqim, ndermjet projektuesit, zbatuesit te punimeve dhe dy lagjeve me te permbytura te qytetit te Fushe-Krujes, ku u demtuan mbi 600 familje.
Top Channel