Elbasan, dhunohen mjekët

26/07/2011 12:55

Drejtoria e Policisë së Elbasanit arrestoi në flagrancë katër të rinj të
moshës nga 20 deri në 24 vjec për shkak se mbrëmjen e djeshme kane hyre
me dhune dhe kane goditur mjeket e repartit te urgjences se Elbasanit,
si dhe punonjesit e policisë të cilët i kanë kundërshtuar me dhunë.

Kater te rinjte nga fshati Kuqan i Elbasanit dhe nje nga fshati Mirake i Librazhdit jane paraqitur ne spital ne gjendje te dehur dhe kane kerkuar ndihme mjekesore.

Gjate perplasjes fizike ata kane shkaktuar deme ne ambientet e brendshme te repartit te kirurgjise ne spitalin e Elbasanit. Per kete arsye ata jane arrestuar nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA