Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Cathrin Ashton
deklaroi se Bashkimi Evropian nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve
në Kosovë për të ndërmarrë aksionin në veri të vendit.

“Është thelbësore tani që të qetësojmë situatën dhe të kthehemi aty ku ishim”, ka thënë Maja Kocijançic, në një intervistë për radion Europa e Lirë. Sipas saj, EULEX është i gatshëm të ndihmojë autoritetet në Kosovë për ta bërë një gjë të tillë.

Zëdhënësja thotë se cështja e vulave dhe tregëtisë duhet të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve.

Ajo gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian është i mendimit se as vendimi për embargon nuk ka qenë i dobishëm.

Tadic kontakton OKB-në, KE-në dhe NATO-n

Krerët më të lartë të shtetit serb janë vënë në lëvizje pasi janë informuar mbi operacionin e Policisë së Kosovës, duke kontaktuar menjëherë organizmat ndërkombëtare.

Presidenti Boris Tadic dhe kryeministri Mirko Cvetkovic kanë kontaktuar Komisionin Evropian, OKB-në, NATO-n dhe institucione të tjera.

Nderkombetaret kritikojne operacionin

Faktori ndërkombëtar në Kosovë nuk e ka mirëpritur operacionin e njësive speciale për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit.

Misioni EULEX, përmes një komunikate
për shtyp ka deklaruar se cështje të tilla duhet të zgjidhen në mënyrë
paqësore dhe përmes dialogut.

“Është e rëndësishme që situata aktuale të zgjidhet në mënyrë të qetë
dhe paqësore. EULEX po bashkëpunon ngushtë me KFOR-in për ta bërë këtë
dhe për të ruajtur sigurinë”, thuhet në komunikatë.

Në këtë njoftim, misioni evropian për rendin dhe ligjin mohon cdo përfshirje të tijin në këtë operacion të Policisë së Kosovës.

“Vetëvendosje”: Nuk ka më zbrapsje

Qeveria dhe Presidentja duhet t’i bëjnë thirrje të gjithë popullit dhe shoqërisë kosovare në mbrojtje të Kosovës në këto momente të jashtëzakonshme.

Kështu kërkon lëvizja “Vetëvendosje” në një deklarim për shtyp publikuar mëngjesin e sotëm.

Lëvizja kërkon që Kosova të mos zbrapset, ndërsa të gjithë duhet të mbështesin pa kursim policinë e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA