Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar operacionin e
Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke deklaruar se ai duhet të
rezultojë me zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve në veri të vendit.

“AAK është e bindur se situata e krijuar për vite me radhë në veri të Kosovës vjen si pasojë e mungesës së sundimit të ligjit dhe meriton trajtim të tillë nga institucionet vendore e ndërkombëtare”, thuhet në një komunikatë.

Në këtë njoftim AAK inkurajon qeverinë e Kosovës që të përfundojë me vendosmëri operacionin policor në veri të vendit, në mënyrë që atje të vendoset siguria.

“Kujdesi i shtuar dhe profesionalizmi në realizimin e operacionit është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe oficerëve të policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit”, thuhet më tej në komunikatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA