Pas përmbylljes së bashkëpunimit me Gjykatën e Hagës po shihet se
raportet e Beogradit dhe Prishtinës janë vendimtare për hapjen e portave
evropiane për Serbinë.

Sipas fjalëve të kryetarit të Këshillit parlamentar për integrime evropiane në parlamentin serb, Laslo Varga, ben te ditur RTK, Serbia do të gjendet para tri problemeve shtesë të cilat vendet e tjera nuk i kanë pasur për të hyrë në BE, që sipas parashikimeve, nën kushte ideale ajo mund të hynte në vitin 2020.

“Pas përmbylljes së bashkëpunimit me Hagën, u tregua se raportet e Beogradit dhe Prishtinës janë problem kyç dhe nuk do të mund të përmbyllen negociatat nëse kjo çështje nuk zgjidhet”, tha Varga.

Top Channel