I ashtuquajturi Kuvendi i komunave dhe bashkësive serbe, i vendosur në veri të Mitrovicës, ka kërkuar sot ndërprerjen e dialogut me Prishtinën për shkak të masave të reciprocitetit të ndërmarra nga qeveria e Kosovës.
“Reagimi i Beogradit ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës, për të ndaluar hyrjen e mallrave që përmbajnë vulat doganore të Serbisë, duhet të jetë ndërprerja e menjëhershme e bisedimeve”, ka deklaruar ky organ.
Kuvendi në fjalë është shprehur se gjithnjë ka qenë kundër bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, për faktin se ato nuk janë organizuar në kuadër të Këshilit të Sigurimit të OKB-së.
Kuvendi i komunave serbe ka kërkuar gjithashtu anulimin e marëveshjeve të arritura deri tani mes palëve.
Top Channel