Regjistrimi, do të punësohen 15 mijë persona

25/07/2011 16:30

INSTAT do të punësojë 15 mijë persona për të kryer regjistrimin e popullsisë dhe banesave.

Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, gjate nje interviste per Top Channel, shpjegon menyren e kryerjes se ketij regjistrimi, i  cili do te behet dere me dere. Do te jene anketuesit qe do te shkojne ne cdo shtepi per te kryer intervistat.

“Do të angazhohen 15 mijë punonjës, të cilët do të përzgjidhen në bazë të kritereve që ka ofruar INSTAT, në bashkëpunim me ekspertizën e huaj, e cila bashkëpunon me ne prej janarit të këtij viti”, tha Nurja.

Sipas INSTAT, procesi i regjistrimit do te nise ne 1 tetor dhe mendohet se ne fund te nentorit te ketij viti do te kete nje rezultat paraprak te anketimit.

“Puna do të zgjasë rreth tre javë, ku do të pyeten të gjithë personat. Pasi të mbyllet procesi i censusit, pyetësorët do të përcillen në INSTAT, do të skanohen dhe besoj se në fund të nëntorit do të kemi rezultat paraprak”, tha Nurja.

Shefja e INSTAT siguron per nje regjistrim me nje marzh gabimi teper te ulet.

“Statistika ka një marzh gabimi, megjithatë INSTAT për herë të parë në bazë të censusit, do të kryejë një proces tjetër verifikimi”, tha Nurja.

Konfidencialiteti do te jete i plote dhe gjate perpilimit te te dhenave specialistet nuk do te kene me emrin e mbiemrin e te anketuarit por vetem pergjigjet e tij. Ne formular nuk specifikohet kombesia por qytetaret pyeten per grupin etnik te cilit i perkasin. Qeveria miratoi sanksioni deri ne 1 milion leke gjobe nese qytetaret do te bejne deklarime te rreme, lidhur me pyetesoret e formularit.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA