Zëvendëskryeministrja kosovare, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se kamionët me mallra serbe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin Republikës së Kosovës.

Ajo ka theksuar se masat e reciprocitetit janë në vazhdim e sipër dhe se nuk do të ndryshojnë, pavarësisht deklaratave të fundit.

“Ekzistojnë dy opsione për kamionët e mbetur në Merdarë. I pari është që kamionët mund të hyjnë në Kosovë me qëllim kthimin e menjëhershëm në Serbi, ndërsa opsioni i dytë, që është edhe risi, kamionët mund të hyjnë por malli i ngarkuar në ta nuk mund të zhdoganohet për t’u futur në treg”, ka nënvizuar Lila.

Masat e reciprocitetit ndaj Serbisë u morën pak ditë më parë nga qeveria e Kosovës. Ato nuk u mirëpritën nga biznesi, ndërkohë që u vlerësuan nga qytetarët, të cilët janë shprehur se, përderisa Serbia nuk njeh Kosovën, kjo e fundit s’ka përse të bëjë lëshime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA