Haxhic: As fajtor, as i pafajshëm
25/07/2011 17:15
Goran Haxhic, deri para pak kohësh i kërkuari i fundit për krime lufte në Ballkan, është shfaqur sot për herë të parë para trupit gjykues në Hagë.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Haxhic ka refuzuar të vetëdeklarohet fajtor apo i pafajshëm.
Seanca e ardhshme për ish-liderin e serbo-kroatëve, që akuzohet për krime lufte, kundër njerëzimit dhe genocid, është caktuar pas 30 ditësh.
I njohur ndryshe si “kasapi i Vukovarit”, ai duhet të deklarohej për 14 akuza që rëndojnë ndaj tij që prej vitit 2004.
Top Channel