Gjykata e Lartë la për në vjeshtë gjykimin ndaj
ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta, një javë pasi ajo i kishte lënë
kohe vetes për të caktuar emrat e ekspertëve që do të verifikojne
materialin audiovideos Meta-Prifti.
Sipas relatorit te ceshtjes me gjithe perpjekjet e gjykates deri ne keto momente tha gjyqtari Ardiaj Dvorani nuk u arrit te gjendej informacion per ekspertet. ‘E per kete gjyqi,- shtoi gjykata,- shtyhet per 9 shtator’.
Por gjykata nuk dha asnje detaj se nga cilat struktura jane kerkuar te dhena per ekspertet apo ekspertin, qe do te kontrolloje video-regjistrimin tashme te kthyer ne nje ceshtje delikate. Duke qene se ne salle avokati i Metes kembenguli per zhvillimin paralel te seances, domethënë ndersa pritet te caktohen ekspertet te degjohen deshmitaret, ne dalje te gjykates mbrojtesi foli per mediat.
“Unë kërkova që të pyeteshin dëshmitarët, ndërkohë që kryhej ekspertimi”, tha avokati Gëzim Veleshnja.
Tashme vjeshta pritet te rezervoje surpriza te reja per procesin Meta-Prifti. Se pari ne shtator do te mesohet nese ky ekspert do jete vendas apo i huaj, e nese eshte shqiptar do jete nga laboratori i kriminalistikes apo laboratore private ne Tirane. Te pakten deri ne shtator kjo gje do zgjidhet. Po ne shtator Meta dhe Prifti pritet seisht te perballen me njeri-tjetren ne sallen ku mblidhet Kolegji Penal, ku ne njeren ane Prifti do te jete si deshmitar dhe nga ana tjeter, Meta si i pandehur.
Top Channel