Alexis: Tek Barça do të mësoj nga Messi

25/07/2011 14:50

Alexis Sanchez, lojtari më i ri i Barcelonës, ka nënshkruar sot kontratën 5-vjeçare me katalanasit dhe ka dhënë konferencën e tij të parë për shtyp ku është shprehur se tek ekipi blaugrana do të ketë shumë për të mësuar nga lojtarë si Messi dhe Xavi.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e skuadrës më të mirë në botë. Kam ardhur që të luftoj për tituj dhe të fitoj me Barcelonën”, është shprehur kiliani.

Ish-sulmuesi i Udineses vlerësoi edhe shokët e rinj të ekipit: “Mezi pres të luaj me lojtarët e mëdhenj që ka Barcelona. Kam shumë për të mësuar nga futbollistë si Messi dhe Xavi.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA