Marrëveshja ndërmjet Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Behgjet Pacollit, që parasheh mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm, mund të ndryshojë.

Zgjedhjet për presidentin ka mundësi të mbahen ne vjeshtën e vitit 2013, në kohën kur pritet të mbahen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.

Kështu shkruan gazeta “Express” në Prishtinë, duke u mbështetur në burime të saj, të cilat sipas gazetës kanë thënë se po shqyrtohet një opsion i tillë, në mënyrë që vendi të mos ngecë mbrapa në proceset politike, duke u marrë për çdo vit me zgjedhje.

Por, Behgjet Pacolli, ish-lideri i Aleancës Kosova e Re, ka konsideruar se ky opsion nuk është i mundur të ndodhë, e po ashtu është kundërshtuar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas Pacollit, marrëveshja është e nënshkruar në letër dhe dëshmitar i saj është ambasadori amerikan, Christopher Dell.

Po ashtu, Pacolli, i cili tani mban postin e zëvëndëskryeministrit të parë në qeverinë “Thaçi 2”, ka treguar se ky opsion nuk i është përmendur deri më tani.

Kurse, në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë kërkuar që marrëveshja të realizohet pikë për pikë dhe që zgjedhjet presidenciale, parlamentare e ato lokale, të mbahen sipas marrëveshjes së arritur më parë.

Marrëveshja e arritur ndërmjet tre liderëve në prill të këtij viti parasheh që të bëhen ndryshimet Kushtetuese përmes së cilave presidenti do të zgjidhej drejtpërdrejt nga populli dhe se ato të mbahen në gjysëm e parë të vitit 2012-ës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA