Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ish drejtuesi i UÇK-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, gjatë një tubimi përkujtimor në Tetovë për dëshmorët e vitit 2001, tha se të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni nuk mund të shkelen nga askush pasi janë fituar me gjak.

“Asnjë nga ne nuk luftoi për të marrë të drejtat e dikujt, por me të drejtat tona nuk bëmë shaka, sepse janë të drejta të cilat i kemi fituar me gjak dhe aty ku derdhet gjaku është emblema e UÇK-së dhe është gjaku i dëshmorëve”, është shprehur Ahmeti.

Dhjetë vite pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Maqedoni mes UÇK-së dhe forcave maqedonase, Ahmeti thotë se qëllimi i vetëm i luftës së vitit 2001, ishte barabarësia e shqiptarëve me maqedonasit.

Ai në disa raste ka ripërsëritur se UÇK nuk ka pasur pretendime territoriale në Maqedoni.

Konflikti i armatosur 10 vite më parë, u ndërpre me nënshkrimin e Marrëveshjes Politike të Ohrit, e cila garantonte avancimin e pozitës së shqiptarëve të Maqedonisë.

Mirëpo ky dokument politik ende nuk është zbatur tërësisht në praktikë edhe pse një gjë e tillë ishte parashikuar të ndodh deri në vitin 2004.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA