Prizreni çel edicionin e 10-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “Dokufest”. Në këtë festival do të konkurojnë 180 filma të ndryshëm nga gjithsej 55 shtete.
Gjatë gjithë ditës së shtunë Prizreni ka funksionuar si orkestër e madhe ku secili prej njerëzve e ka ditur rolin e vet.
Numri dhjetë ka qenë kryesori në Prizren. Flamuj të vendosur në gjithë qytetin, posterët e mëdhenj me domethënien e numrit 10 ka qenë fytyra e Prizrenit.
Qyteti, që për një javë shndërrohet në vendin ku artistë nga e gjithë bota bëhen bashkë për të parë filma tek kinemaja mbi Lumbardh, në Kala ose te Lidhja e Prizrenit, ka gumëzhirë të shtunën gjatë tërë ditës.
Regjisorë, aktorë e personalitete të njohura të kinematografisë kanë zbarkuar në qytetin e lashtë. Të përcjellë nga vullnetarët e festivalit, ata fillimisht janë rehatuar në hotele apo shtëpi të e vjetra të qytetit e më pas janë bërë bashkë në ceremoninë e hapjes së Festivalit “Dokufest”.
E ceremonia ka qenë po ashtu e veçantë. Viti jubilar nuk ka mundur të jetë sikur të tjerët. Një projektor i madh i vendosur në Kinemanë Lumbardhi në të cilën është shfaqur në retrospektivë moderne duke mos shfaqur pamje të filmave, por vetëm fotografi të bazuara në traditë bashkë me lëshimin e disa balonave të bardhë në qiell, kanë qenë shenjat e hapjes solemne të festivalit.
Drejtorit ekzekutiv i festivalit, Aliriza Arenliu tregon të veçantat e këtij festivali.
Ndërkohë drejtori arstistik shprehet i kënaqur me rezultatin e deritanishëm.
Rendi i është lënë projeksioneve për çka edhe ekziston festivali. Filmit “Nostalgia for the Light”, me regji të Patricio Guzman, ka qenë ai që është shfaqur i pari në këtë edicion. Po të shtunën janë shfaqur edhe filmat “Bogota change”, “Marathon boy”, “The pipe”, “Detorit wild City” dhe “You Don’t Like The Truth”.
Gjithsej në këtë eveniment do të konkurojnë 180 filma nga gjithsej 55 shtete të ndryshme.
Top Channel