Një aksion i policisë së armatosur po zhvillohet në lagjen lindore të Oslos, i lidhur me atentatet e së premtes.
Lajmin e bën të ditur një zëdhënës i policisë së kryeqytetit norvegjez, që citohet nga e përditshmja “VG online”.
Ndërkohë, një tjetër zyrtar i policisë, Anders Fridenberg ka bërë të ditur se operacioni ka nisur në orën 11:45, në një adresë të lagjes Avroll, në rrugën Sleteloka.
Detaje të operacionit të armatosur të policisë pritet të zbardhen më vonë nga mediat norvegjeze.
Atentatori i së premtes, Anders Behring Breivik ka deklaruar për policinë se ka vepruar i vetëm, por kjo e fundit ka dyshimet e saj, sidomos pas arrestimit të një personi tjetër të armatosur me thikë dhe pas zbulimit të disa bombave të tjera të vendosura dy ditë më parë.
Top Channel