Presidenti i ardhshëm i Kosovës duket të ketë legjitimitetin e plotë dhe kjo arrihet vetëm duke lejuar që gara presidenciale të ketë edhe balotazhin, ndërmjet dy kandidatëve që në raundin e parë morën më së shumti vota.

Kjo ka qenë gjatë së dielës kërkesa e Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), pasi sipas drejtuesve të tij, është lënë hapur mundësia që presidenti të zgjedhet vetëm në një raund.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës e definon Presidentin si përfaqësues të unitetit të popullit. Nëse një president nuk zgjidhet me të paktën 50 përqind plus një votë nga votat të cilat dalin nga qytetarët që dalin në zgjedhje, atëherë ky president, nuk mund të përfaqësoj unitetin e popullit”, është shprehur Krenar Gashi, drejtor i KIPRED-it.

Por, mbetet të shihet se cilin prej variantëve do ta propozojë Komisioni Kuvendor për Ndryshimin e Kushtetutës, në muajt e ardhshëm.

Ndërsa, në lidhje me Ligjin për Zgjedhjet, Kosova që prej zgjedhjeve paralamentare të vitit 2007 ka lista të hapura, në KIPRED vlerësojnë se kjo ka qenë e arritura më e madhe e Kosovës.

Por, mundësitë që kjo të ndryshojë nga Komisioni Kuvendor, në këtë kohë, sipas Gashit nuk do të ishte me përfitim. Madje, ai në një konferencë për media ka thënë se ka informacione se po shtyhet përpara opsioni që listat të mbyllen.

Sidoqoftë, Komisioni për Ndryshimin e Kushtetutës dhe ai për Ndryshimin e Ligjit mbi Zgjedhjet u patën formuar pas marrëveshjes politike ndërmjet Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Behgjet Pacollit, duke i dhënë fund krizës presidenciale në Kosovë.

Sipas marrëveshjes, presidenti pritet të zgjidhet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe atë drejtpërdrejt nga populli, ndërsa zgjedhjet parlamentare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA