F1, Gjermani, triumfon Hamilton

24/07/2011 15:45

Luis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1. Piloti i McLaren ka zhvilluar një garë perfekte duke lënë pas pilotin e Ferrarit Fernando Alonso dhe pilotin e Red Bull Mark Webber.

Kampioni në fuqi Sebastian Vettel ka mundur të zërë vendin e katërt vetëm në xhiron e fundit duke kaluar falë një pit stop-i, Felipe Massa-n.

Pas kësaj gare kreun e klasifikimit për pilotët e mban Vettel me 216 pikë, i ndjekur nga Webber me 139 dhe Hamilton me 134 pikë.

Ndërkohë në klasifikimin e përgjithshëm për konstruktorët në krye është skuderia Red Bull me 355 pikë, McLaren me 243 dhe Ferrari me 192 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA