Turk: Vendet e Ballkanit, në BE për 10 vjet
23/07/2011 13:20
Presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk deklaroi se të gjitha vendet e Ballkanit për 10 vjet do të bëhen anëtare të BE-së.
Ai vlerësoi se ftesa e bërë Kroacisë për t’u bërë anëtare e BE-së në vitin 2013 paraqet sukses të madh, ndërsa u shpreh se perspektiva evropiane e Serbisë është forcuar pas arrestimit të të kërkuarit të fundit të Hagës, Goran Haxhic, bën të ditur Telegraf.
Sipas tij, Serbia këtë vit do të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, e ndoshta edhe datën e fillimit të negociatave për afrim, duke shtuar se të gjitha vendet e Ballkanit për 10 vjet do të bëhen anëtare të BE-së.
Top Channel