Kuci: Nuk kemi vënë embargo
23/07/2011 10:20
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka sqaruar se masat e
reprocitetit duke thënë se Kosova nuk i ka vënë embargo askujt por ka
marrë nje masë ligjore të lejuar.
“Kosova nuk i ka vënë embargo askujt dhe kjo është shumë me rëndësi të thuhet, e dyta Kosova nuk ka marrë asnjë masë hakmarrëse ndaj askujt, Kosova ka marrë një masë që në drejtësi quhet masa ligjore të lejuara, e që nënkupton që ne kemi marrë një masë që Serbia e mori para 3 viteve”, tha zëvendëskryeministri Kuçi, bën të ditur RTK.
Kuçi duke folur në emër të Qeverisë së Kosovës, tha se po kërkohet reciprocitet dhe trajtim i barabartë.
Top Channel