Berisha sulmon Ramën

23/07/2011 10:50

Në selinë e Partisë Demokratike është mbledhur Këshilli Kombëtar i
Partisë Demokratike, i cili voton anëtaret e kryesisë së re të partisë.

Statuti i partise i jep te drejte kryetarit te propozoje kandidatet per anetare te kryesise, te cilet me pas votohen ne Keshill. Mbledhja eshte celur nga kryeministri Berisha, qe ka analizuar me nje fjalim te gjate zgjedhjet e 8 majit, votat e Tiranes dhe ate qe e konsideroi fitoren e katert radhazi te Partise Demokratike dhe Aleances per Qytetarin.

“Fitorja e Tiranës ishte një tjetër kurorë e rëndësishme e fitores së PD-së. Zgjedhjet lokale u fituan nga Aleanca jonë që rezultoi e suksesshme”, tha Berisha, duke theksuar se e fshehta e fitores është koalicioni i gjerë me forcat politike.

Me një gjuhë të ashpër, Berisha tha se kreu socialist Edi Rama veproi, aktivizoi të gjithë mafien dhe tentakulat e saj dhe pothuajse e ktheu kryeqytetin në një shesh ndërtimi prej betoni.

“Zgjedhjet e 8 majit ishin më të mirat. Cdo votë u numërua dhe u vlerësua, ndaj askush nuk mund të thotë se mund të ketë ndonjë votë kallpe”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA