Zgjedhjet, PS dy padi në Prokurori

22/07/2011 15:00

Partia Socialiste ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme dy
kallëzime penale shtesë që kanë të bëjnë me listat e zgjedhësve dhe
rezultatin e kryeqytetit.

Sipas eksperteve te selise roze ne lista jane identifikuar te pakten 21 mije dublikime nga te cilat 5300 vetem ne Tirane. Socialistet i ndajne ato ne dy grupe dublikimesh.

“Ka dublime të pastra që në dy qendra votimi, figuron si votues i njëjti person”, tha deputeti socialist Armando Subashi.

Grupi i dyte per socialistet eshte ai qe i perket dublikimeve te fshehta.

“Lista e zgjedhjeve ka katër elemente dhe ka mjaft votues që kanë ndryshuar një prej elementëve”, tha Subashi.

Nje element tjeter qe ekspertet socialiste kane mundur te identifikojne dhe verifikojne ne terren eshte ai i krijimit te familjeve apo individeve fantazmë, te cilet me pas jane perfshire ne lista.

“Rezulton që një familje e vërtetë e përbërë prej katër personash, e cila kur ka ardhur dhe është regjistruar në Tiranë, ose më saktë në Paskuqan, në lista rezulton me 8 persona”, tha Subashi.

Problem i votes se emigranteve eshte nje tjeter element i kallëzimeve te Partise Socialiste. Sipas tyre shume te tille edhe pse nuk gjendeshin ne Shqiperi ne 8 maj rezultojne votues. Cka do te thote se vota e tyre eshte bere pre e manipulimeve. Kallëzimi i dyte i selise roze ka si pike thelbesore mosrakordimin e shifrave te 8 majit.  Faktet per kete manipulim jane te qarta sipas deputetit Subashi por qofte KQZ qofte Kolegji sic tha ai u fshehen pas procedurave per t’i anashkaluar keta elemente qe zbulojne grabitjen elektorale. Partia Socialiste i kerkoi Prokurorise te zbardhe kete masaker elektorale, qe sipas tyre mund te kthehet ne shkatërrimtare edhe per proceset elektorale ne vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA