Gjykata e qarkut në Prishtinë ka liruar sot tre persona me kombësi serbe, të cilët ishin arrestuar pasi dyshoheshin për krime lufte.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për shtyp, në të cilën thuhet se bëhet fjalë për Sllobodan Martinovic, Sretko Martinovic dhe Svetlana Stojanovic.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se akuza, e përbërë nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, nuk paraqiti prova bindëse për mbajtjen e tyre në burgim.

Top Channel