Harris: Pse nuk u martova me Hefner
22/07/2011 11:50
Tashmë nuk ishte e nevojshme që Crystal Harris, modelja e Playboy e cila anulloi martesën me Hugh Hefner pak ditë para celebrimit, të jepte shpjegime për prishjen e marrëdhënies me botuesin e famshëm të revistës për të rritur.
Bjondja mohon që diferenca e moshës (60 vjet) apo mungesa e dashurisë ishin shkaqet e ndërrimit të mendjes në “minutën e fundit”.
“Sa më shumë që afrohej dita, aq më shumë ndihesha si e mbytur nga përgatitjet e dasmës”, thotë (sa për të thënë diçka) Crystal Harris.
Top Channel