Filmi porno i Marilyn Monroe
22/07/2011 08:00
Një video porno prej 6 minutash e Marilyn Monroe do të nxirret në ankand më 6 gusht në Buenos Aires me një çmim fillestar prej 500 mijë dollarësh.
“Duke njohur fansat e Marilyn, oferta për këtë video mund të shkojë në 1 milionë dollarë”, është shprehur Mikel Barsa, pronari spanjoll i videos.
Filmi bardhë e zi me metrazh të shkurtër është xhiruar në vitin 1946, kur aktorja ishte 20 vjeç.
Një ekspert i Monroe vë në dyshim nëse në video është vërtetë bjondja e famshme.
“Nuk është ajo, mjekra, buzët dhe dhëmbët janë ndryshe”, thekson eksperti.
Gjithsesi, lajmi ka bërë xhiron e botës dhe që tani kanë ardhur oferta nga gjithë bota për blerjen e videos.
Top Channel