Ekstradohet ne Hage i arrestuari i fundit per krime lufte, Goran Haxhic.

Ish-kreu politik i serbëve në Kroaci u arrestua këtë javë në veri të Serbisë, pas shtatë vjetësh arrati.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria serbe e Drejtësisë, zyrtarët e të cilës sqarojnë se Haxhic ka të drejtën e tij për të apeluar vendimin për ekstradim.

Forcat serbe të sigurisë rriten gatishmërinë e tyre pranë gjykatës këtë mëngjes, ashtu sikurse edhe rrugës për në aeroport.

Bashkëshortja e Haxhic, djali dhe motra e tij, e vizituan të arrestuarin një ditë më parë, ndërsa media referon se sot ai u takua me një grua tjetër qe mendohet se ka bashkëjetuar keto vite, me te cilen ka edhe nje femije.

Top Channel