Carla Bruni padit revistën ‘Gala’

22/07/2011 13:10

Zonja e parë e Francës do të padisë revistën ‘Gala’ për publikimin e disa fotove të saj gjatë pushimeve që ka kaluar me bashkëshortin, presidentin e Francës Nicolas Sarkozy.

Bruni nuk është shqetësuar nga fotot, por nga fakti se nuk kishte dhënë autorizim për publikimin e fotove në atë revistë.

Sipas radios ‘Europe 1’, vetëm gazeta ‘Var Matin’ kishte autorizim për të fotografuar çiftin presidencial. Cështja është se ‘Gala’ ka realizuar një reportazh me imazhe ekskluzive ku përfshin edhe disa deklarata të Brunit që janë bërë në një intervistë për një gazetë tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA