Republika e Afrikës Qendrore është bërë vendi i 77-të që njeh pavarësinë e Kosovës.

Lajmin për njohjen e kanë bërë të ditur burime pranë qeverisë së Kosovës për mediat lokale.

Zëvendëskryeministri i parë i shtetit, Behgjet Pacolli, me të marrë detyrën nisi një lobim në vendet e Afrikës, prej nga pritet të vijnë edhe njohje të tjera.

Republika e Afrikës Qendrore ndodhet në qendër të kontinentit afrikan, përkatësisht në Afrikën Ekuatoriale. Ajo ka rreth 4 milionë banorë dhe kryeqyteti i saj është Banguini.

Top Channel